Kreu i PD-së Sali Berisha ka shpallur sot ndryshimin në programin e PD-së që ka të bëjë me një ndërhyrje të fuqishme, një përmbysje të vërtetë në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive publike në Shqipëri.

Berisha tha se ajo që PD dhe qeveria e saj ka në dorë, të përmbysë skemën e deritanishme të shpërndarjes së të ardhurave dhe pasurisë publike në mënyrë që shqiptarët në vendin e tyre të kenë një jetë normale pavarësisht nga aktiviteti i tyre.

Sali Berisha: Parti e iniciativës së lirë, nuk beson kurrë PD se duke luftuar iniciativën e lirë, mund të luftojë varfërinë.

Por ajo që PD dhe qeveria e saj ka në dorë, të përmbysë skemën e deritanishme të shpërndarjes së të ardhurave dhe pasurive publike në mënyrë që shqiptarët në vendin e tyre të kenë një jetë normale, pavarësisht nga aktiviteti i tyre. Sot Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë në Europë, dhe ndër më të lartat në botë, të varfërisë së popullatës, por e vërteta është edhe të mjerimit, të cilat nga një shpërndarje çnjerëzore e të ardhurave, nga plaçkitja masive e tyre dhe burimeve natyrore, ka arritur që varfëria e skajshme apo mjerimi të rritet nga 1.04 në 3.4 përqind, pra të rritet më shumë se tre herë, dhe varfëria relative të kalojë në 46 përqind dhe kjo është një sirenë alarmi, klithme që buçet në pothuajse gjysmën e vatrave shqiptare. Kemi shpallur para jush minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar. Kemi shpallur dyfishimin e rrogave dhe pensioneve gjatë mandatit të parë.

Rritjes së pensioneve mbi bazën e 200 eurove të minimumit jetik.Kemi shpallur heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë. Por, analiza e të gjitha këtyre masave, ballafaqimi i tyre me realitetin, tregon se janë të domosdoshme një seri masash të tjera.

Rikujtoj shqiptarët se italianët karshi nesh kanë nivelin e varfërisë ndën 780 euro, por u rikujtoj gjithashtu se italianët blejnë ushqimet në dyqanet e tyre më lirë se shqiptarët. Më lirë se shqiptarët, të cilët vetëm për ushqimet shpenzojnë 40 përqind të të ardhurave të tyre. Pra, unë nuk them se shqiptarët do arrijnë nivelin e italianëve, jo, nuk është ky synimi. Por synimi është një rishpërndarje tërësisht tjetër e të ardhurave dhe pasurive natyrore.

Në qoftë se sot 80 përqind e të ardhurave shkojnë për t’u vjedhur nga qytetarët në investime kapitale, kjo shifër do të harrohet. Përparësi absolute do ketë investimi tek njeriu dhe kapitali njerëzor, tek rroga, pensionet, minimumi jetik dhe një përpjekje e madhe për të shuar sirenat e mjerimit.

I kërkoj Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë të informojë Bankat Europiane se narkoeurot po mbysin ekonominë shqiptare. Nuk mund të spekulohet më. E dini që euro sot është 98 lekë? Kjo do të thotë 40% zhvlerësim i remitancave që u dërgojnë emigrantët familjeve të tyre. Me cinizëm ekstrem Rama, kur i leverdis flet me euro dhe kur nuk i intereson i llogarit me lekë. Banka e Shqipërisë duhet të shpallë emergjencën kombëtare të toksifikimit nga narkoeuro. Kontenierët që vijnë me euro po bëjnë miliarderë trafikantë dhe oligarkë, po vrasin masivisht vendet e punës se kanë shkatërruar eksportin. Për të gjitha këto PD do të përmbysë skemën e deritanishme të shpërndarjes së të ardhurave.