Mirlind Daku shkëlqen në kampionatin rus të futbollit me një dygolësh.
Sulmuesi i kombëtares ishte vendimtar në fitoren që Rubin Kazan arriti me rezultat 3-0 ndaj Akron Togliatti.
Daku u shpall lojtari i ndeshjes për paraqitjen e tij duke u vlerësuar me notë 9.2.
Pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar tha se këto dy gola ia dedikoi Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë nga një bashkëmoshatar.
”Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shëndrit në parajsë.”, ka shkruar Daku.