Italia planifikon të shqyrtojë urdhrin e arrestit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të G7, tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
Meloni tha se do të “shikonte motivimet” e ICC-së.
”Kjo qeveri mbetet e vendosur në një pikë, që nuk mund të ketë ekuivalencë midis përgjegjësive të shtetit të Izraelit dhe organizatës terroriste Hamas”, thuhet në një deklaratë të kryeministres.
Italia, e cila aktualisht mban presidencën e G7-s, do të presë ministrat e Jashtëm në Fiuggi, një qytet afër Romës, duke filluar nga e hëna.
ICC lëshoi urdhra arresti të enjten për Netanyahun dhe ministrin izraelit të Mbrojtjes të shkarkuar së fundmi, Yoav Galant për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftën e Gazës.
Aleatët e Izraelit e kanë kritikuar vendimin.
Shtetet anëtare të ICC-së përgjithësisht janë të detyruara të zbatojnë urdhërarrestet, megjithëse ka mosmarrëveshje midis këtyre shteteve se si të trajtojnë urdhrat e Netanyahut.
Hungaria ka deklaruar tashmë synimin e saj për të injoruar urdhërarrestin.
Anëtarë të tjerë të G7 përfshijnë SHBA, Kanadanë, BM, Japoninë, Francën dhe Gjermaninë.
SHBA, ashtu si Izraeli, nuk e njeh Gjykatën Penale Ndërkombëtare.