Një stuhi me shpejtësi 82 milje në orë ka goditur rëndë Mbretërinë e Bashkuar, duke krijuar probleme në të gjithë vendin, me fluturimet që janë anuluar në disa aeroporte të vendit.

Siç raportojnë mediat britanike, stuhia e quajtur “Bert” i ka marrë jetën deri më tani një personi.

Një burrë rreth të 60-ave vdiq fatkeqësisht në Hampshire pak para orës 8:00 të mëngjesit të sotëm pasi një pemë ra mbi makinën e tij. Burri po ngiste një Mercedes të zi në drejtim të jugut, midis Kings Worthy dhe Winnall, teksa u konstatua tragjikisht i vdekur në vendngjarje.

Familjet në Belfast janë “bllokuar” brenda shtëpive të tyre pasi zjarrfikësit po nxjerrin ujin nga përmbytjet, siç raportohet nga BBC.

Zyra e Meteorologjisë ka lëshuar shtatë paralajmërime të motit të verdhë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për erëra me shpejtësi 70 milje në orë, borë të dendur, shi dhe përmbytje.

British Gas paralajmëroi gjithashtu se është e këshillueshme që të grumbullohen ushqime dhe ujë pasi stuhia “Bert” pritet të hyjë në fuqi të plotë.