Zhoze Murinjo u prezantua ditën e sotme si trajneri i ri i Romës duke i dhënë fund pritjes 2-vjeçare të tifozëve verdhekuq.

Portugezi nuk mund të mos thumbonte kritikët e tij duke u dërguar një mesazh të qartë. Murinjo u kap me personat që i cilësuan si dështim vitet e kaluara tek Mançester Junajtid dhe Totenhem duke u kthyer përgjigjen perfektë:

‘’Fitova 3 trofe me Mançester Junajtid dhe për ta ishte një dështim Arrita në finale të Kupës ku nuk u lejova të jem trajner me Totenhemin, dhe kjo u cilësua si dështim.Çfarë është dështim për mua, është suksese për të tjerët’’, tha Murinjo.

Deklarata ka bërë xhiron e botës teksa ‘’Special One’’ i dhen benzinë zjarrit ende pa filluar aventurën në Serinë A.