Teksa u kërkoi votën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryeministri Edi Rama u foli shqiptarëve të Anglisë për veprimet e fundit të opozitës.  

Sipas tij, opozitarët në përpjekjet për pushtet përdorën edhe vrasjen e 14-vjeçarit. 

Kreu i qeverisë shtoi se sfida e probleme ekzistojnë në çdo shoqëri të çdo vendi. 

“Ku bën vaki?! Ju jeni këtu, jetoni këtu dhe ndiqni jetën e përditshme të një vendi kaq të madh e të pasur, por me shumë probleme. Pa u varrosur ende kufoma e një viktimë të pafajshme, të dalin të gjithë djajtë nga shishet dhe t’ja marrin valles për pushtet, duke shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar me plot të drejtë prej tragjedisë. Sa më shumë bien shifrat e vrasjeve, sa më shumë rritet siguria e Shqipërisë, se jo më këto miliona e miliona turistë që vijnë tre gjëra përsëritin, mikëpritja, ushqimi e siguria. Ju e dini se çfarë do të thtoë të çosh fëmijën në një shkollë në lagje të pasurish dhe ta çosh aty ku s’është dhe aq e pasur. Kudo ka probleme e sfida, por në Shqipëri çdo afrim me Europën përpiqet të zhbëhet me mllef”,-tha Rama. 

Kundërshtarët politikë i cilësoi  “shembullin më të keq për fëmijët e rininë”.