Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar arsyet pse kryeministri Rama propozoi mundësin për mbylljen e rrjetet social Tik-Tok, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij.

Sipas Berishës, kryeministri po përdor vrasjen e 14-vjeçarit për të mbyllur TikTok-un për arsye se është shndërruar në një mjet shkatërrimtar për të, Lubi Ballukun dhe bandat e tij.

“Qindra protestues në Londër, të gjithë ata që u kacafytën me kriminelët e Edi Ramës, Taulant Ballës, ministrave, bashkiakëve të tyre, po protestonin aty për shpirtin e Martin Canit, të cilit i morën jetën në duart e shkollës, shkollës publike, shkollës shtetërore, por që njëri pas tjetrit, ata që mbajnë të gjitha përgjegjësitë rrahin gjoksin pas krimit makabër, shpallin pafajësinë e tyre dhe krimin e kreu Tik Toku, Snapchati, paçka se Edi Rama po përdor krimin për të mbyllur Tik Tokun për arsye se është shndërruar në një mjet shkatërrimtar për Edi Ramën, për Lubi Ballukun, për bandat e tij”, tha Berisha, ndësa komentoi takimin e Ramës me shqipatrët në Londër.

Berisha tha se gjatë takimit, sipas tij, kryeministi dëshmoi fytyrën e tij se çfarë është i aftë ai të bëjë jo vetëm në Shqipëri, por në dherat e tjera, ndaj kundërshtarëve të tij politik.

Sali Berisha: Ilir Meshi të cilit ne i urojmë shërim dhe që aktualisht është në gjendje të rëndë. Fatri Limanit, Taulant Omit, Xhiglent Grifit dhe shumë e shumë të tjerëve, gjer fëmijës 6 vjeç që e përgjakën në sallën ku fliste narkodiktatori, u mbetemi borxhli për aktet e tyre burrërore.

Edi Rama zgjodhi Londrën për sulme fizike ndaj kundërshtarëve. Ja ku zotohemi se të gjithë ne do të jemi, Ilir Mesh, Taulant Omit, Fatri Limanit, Xhiglent Grif, do të jemi të vendosur të përballemi dhëmb për dhëmb me këtë bastard që është i aftë të kryejë akte që tejkalojnë çdo lloj imagjinate, çdo lloj norme.

Edi Rama sot dëshmoi fytyrën e tij se çfarë është i aftë ai të bëjë jo vetëm në Shqipëri, por në dherat e tjera, ndaj kundërshtarëve të tij politik. Ky kriminel bir krimineli, nuk ka paqe në shpirtin e tij. Ka kryer krime të shëmtuara dhe e di që e pret ferri i krimeve të veta.

Qindra protestues në Londër, të gjithë ata që u kacafytën me kriminelët e Edi Ramës, Taulant Ballës, ministrave, bashkiakëve të tyre, po protestonin aty për shpirtin e Martin Canit, të cilit i morën jetën në duart e shkollës, shkollës publike, shkollës shtetërore, por që njëri pas tjetrit, ata që mbajnë të gjitha përgjegjësitë rrahin gjoksin pas krimit makabër, shpallin pafajësinë e tyre dhe krimin e kreu Tik Toku, Snapchati, paçka se Edi Rama po përdor krimin për të mbyllur Tik Tokun për arsye se është shndërruar në një mjet shkatërrimtar për Edi Ramën, për Lubi Ballukun, për bandat e tij.