Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka kërkuar që liderëve izraelitë duhet t’u jepen dënime me vdekje, jo urdhër-arreste.
Deklaratat e tij erdhën pasi Gjykata e Hagës lëshoi urdhra-arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe një udhëheqës të Hamasit, Ibrahim Al-Masri.
“Veprimet që zyrtarët izraelitë po ndërmarrin nuk janë një fitore, ato janë krime lufte. Lëshimi i urdhrit të arrestit të Netanyahut nuk është i mjaftueshëm, duhet të ekzekutohet,” tha Ayatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit.
Zyrtarët ushtarakë dhe qeveritarë iranianë po përgatiten për t’i dhënë një përgjigje sulmit izraelit të 26 tetorit ndaj Iranit.
Kështu deklaroi Ali Larijani, këshilltar i liderit suprem të Republikës Islamike, Ali Khamenei, duke shtuar se kjo çështje kërkon shqyrtim të kujdesshëm dhe fshehtësi pasi lidhet me sigurinë kombëtare të Iranit.
Më herët kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me urdhër-arrestin e Gjykatës së Hagës tha se ishte një “akt antisemit”.