FIFA po shqyrton mundësinë e implementimit të Football Video System (FVS) si mjet teknologjik për të rishikuar vendimet e diskutueshme gjatë një ndeshje futbolli.Meqenëse ka ende ankesa sa i përket drejtësisë që sjellë VAR-i, ky sistem të cilin po mendon ta sjellë FIFA dallon në dy aspekte të rëndësishme.Teksa VAR-i ka ndihmuar në objektivitetin e marrjes së vendimeve nga gjyqtarët, nuk ka shpëtuar pa kritika kjo për shkak të frekuencës dhe ndalesave të shumta të lojës, duke bërë të mendohet se si të përmirësohet kjo teknologji.
Pierlluigi Collina, shefi i Komitetit të Gjyqtarëve të FIFA-s, ka shpjeguar se kjo metodë e re synon ta bëjë sportin më dinamik dhe më strategji.Një nga ndryshimet kryesore nga VAR-i është se ky sistem i jep çdo skuadre dy mundësi për të kërkuar një rishikim të një situate për ndeshje, dhe nëse apelimi i tyre është i suksesshëm, ata do t’i ruajnë ato dy mundësi.Megjithatë, nëse një klub kërkon rishikim të situatës dhe gjyqtari nuk nxjerr një vendim në favor të tyre, ai ekip do të humbasë një mundësi, duke mbetur me vetëm një për pjesën tjetër të ndeshjes, sistem ky i ngjashëm si ai në basketboll.
Dallimi tjetër i madh nga VAR-i është se FVS i obligon gjyqtarët të rishikojnë vendimet e kërkuara nga secili ekip, dhe në asnjë rrethanë ata nuk mund të refuzojnë ta bëjnë këtë.Sipas sistemit aktual, gjyqtari dhe ndihmësit e tij përcaktojnë çdo polemikë, duke i lënë klubet pa asnjë fuqi vendimmarrëse.Kjo çon gjithashtu në një reduktim të numrit të kamerave të kërkuara, pasi FVS përdor katër ose pesë, ndërsa VAR-i ka më shumë se tetë të tilla.