Një tjetër shqiptar është vrarë në Itali, pas rastit të Nikolin Nikës mbrëmjen e 24 nëntorit në komunën Bettola.
Mediet italiane raportojnë se krimi i rëndë ka ndodhur gjatë natës në mes të rrugës në Marghera.
Sipas informacioneve, viktima është një 40-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Ai është goditur disa herë me thikë, e për pasojë ka humbur jetën. Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij.
Sipas të dhënave të para nga mediat italiane, autorë të dyshuar të vrasjes së shqiptarit dhe plagosjes së vëllait të tij janë dy persona me kombësi maqedonase, të cilët janë të arrestuar.
Motivet e sherrit nuk dihen ende, por hetuesit dyshojnë se shkak mund të jenë konfliktet për kontroll territori për shpërndarjen e lëndëve narkotike.