Ky është momenti i sherrit me thika të ndodhur pak ditë më parë në zonën e Qytet Studentit në Tiranë.
Studenti 20-vjeçar Aron Demiraj u qëllua tre herë me thikë nga 19-vjeçari Ajdin Avjazi.
Ata përleshen fizikisht me njëri-tjetrin, deri te plagosja me thikë.
Pas konfliktit 19-vjeçari ka shkuar në një fast food për të marrë ndihmën e parë dhe më pas u transportua në spitalin e Traumës.
Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar nga policia.
Policia njoftoi pak ditë më parë se po ndiqet penalisht edhe një person tjetër që i shiti armën e ftohtë 19-vjeçarit.