Mospagesa e një gjobe prej vetëm 64 euro, mund të çojë në qeli njërin nga fubollistët më të shquar në planet. R çuditshme apo jo, bëhet fjale për Erling Haaland, yllin e Manchester City.
Sipas asaj që raportohet në mediat botërore, sulmuesi norvegjez nuk ka shlyer detyrimet financiare në Zvicër. Duke iu referuar këtyre burimeve, bëhet fjalë për një shifër prej 64 Euro, të cilën Haaland e ka neglizhuar për ta paguar.
Arsyeja nuk bëhet e ditur, gjithsesi, norvegjezi kalon shumë kohë në Zvicër duke qenë se babai i tij jeton aty që nga viti 2023. Prandaj, ka mundësi që krimi i kryer të ketë qenë thjeshtë shpejtësia.
Lajmi është befasues kur merret parasysh madhësia e gjobës dhe paga e sulmuesit prej 20 milionë Euro në sezon. Nëse nuk paguan, Haaland mund të arrestohet sapo të shkelë në tokën zvicerane. Gjoba është ekuilavente më një ditë burgim, por që natyrisht do të paguhet nga ana e 24-vjeçarit.