Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi duke qëndruar para autobotit me ujë, u shpreh se protesta e opozitës është e drejtë kushtetuese.
Bardhi tha se nuk ka asnjë arsye që deputetët e opozitës dhe protestuesit të dhunohen.
“Protestuesit janë në të drejtën e tyre, nuk kanë bllokuar asnjë makinë. Policia ka marrë masa për të devijuar trafikun, çfarë nevoje ka për të dhunuar. Ca është kjo juntë policore që dhunon deputetët e opozitës dhe qytetarët.
Do qëndrojmë për aq sa do jetë e nevojshme. Nuk ka asnjë arsye për të dhunuar. Ne nuk jemi kriminelë. Këta janë kundër popullit dhe kundër qytetarëve”, tha Gazment Bardhi.
Ndërkohë nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi së bashku me deputetin demokrat, Luan Baçin kanë hipur sipër autobotit me ujë.
Policia, protestën e sotme të opozitës, e quan vepër penale bllokimin e rrugëve, duke bërë herë pas herë thirrje që të lirohen akset rrugore.