Cristiano Ronaldo tejkalon Lionel Messin me dy golat e fundit që shënoi në Ligën e Kampioneve për kontinentin aziatik. Me këtë dopietë, ai arriti në kuotën e 913 golave në karrierë, ndërsa la pas Lionel Messin për numrin më të lartë të golave të shënuar në një vit kalendarik.

Cristiano Ronaldo vazhdon të konfirmohet një makineri e vërtetë golash. Portugezi shënoi dygolësh në ndeshjen e Champions League për zonën aziatike, duke ndihmuar Al Nassr për të koleksionuar fitoren 3-1 ndaj klubit nga Katari, Al Garafa.

Dopieta e golave e ngjiti në kuotën e 913 realizimeve në karrierë, ku pjesën më të madhe e zënë ato pas festimit të 30-vjeçarit.

Ronaldo tani ka shënuar 450 gola pasi ka tejkaluar këtë moshë. Ky moment historik e afron atë me objektivin që i ka vënë vetes, shënimin e 1000 golave në karrierë, ndërkohë që ai është përfshirë në 18 gola dhe katër asistime në të gjitha garat këtë sezon.

Ronaldo gjithashtu u bë lojtari i parë që shënoi 150 gola në garat e Ligës së Kampionëve, madje në dy kontinente të ndryshme, atë të Europës dhe Aziatikun. 

Në sezonin e tij të 23-të, Ronaldo vazhdon të impresionojë me një mesatare prej 0.84 gola për ndeshje. Për më tepër, dy golat e tij e lejuan të thyente një rekord të ri, të ndarë më parë me yllin argjentinas Lionel Messi.

Ronaldo u bë lojtari i parë në histori që shënon më shumë se 40 gola në 13 vite të ndryshme, duke tejkaluar rekordin e argjentinasit prej 12 vitesh me 40 ose më shumë gola në një vit kalendarik.