GJKKO ka vendosur të lirojë nga masa e arrestit të shtëpisë Sali Berishën.
Në një dalje për mediat, avokati i tij u shpreh se nuk ka asnjë masë tjetër sigurimi për Berishën. Sipas Gjokutajt, gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie.
“SPAK le të bëjë çfarë të dojë, të ulë kokën dhe të shikojë ça ka bërë sepse i ka hipur një kali për së prapthi. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha”, tha ai.