Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në fjalën e tij pas mbledhjes së qeverisë bëri të ditur miratimin e bonusit të fundvitit. Gonxhja tha se ky bonues për pensionistët do të fillojë të shpërndahet në javën e dytë të dhjetorit në të njëjtën mënyrë siç ka ndodhur gjithmonë.
Ministri theksoi se bonusi i këtij viti është më i madhi në historinë e vendit.
Blendi Gonxhja: Krenar që sot miratuam në qeveri bonusin e fundvitit që është më i madhi ndonjëherë për të gjithë 724 933 pensionistët nga të cilët 511 173 me pension deri ne 20 mijë Lekëd o të marrin bonusin 150 Euro dhe 213 760 që janë me pensione mbi 20 mijë Lekë do të marrin bonusin 100 Euro.
Theksoj se gjithë ato 65 763 pensionist invalid, 44 561 pensione familjare gra e burra të ve e fëmijë jetim pavarësisht se sa pension do të marrin do të kenë bonusin e plotë të 15 mijë Lekë. Përfshihet në këtë bonus edhe një kategori tjetër që janë 2900 pensionet e parakohshme të ushtarakëve. Ndërkohë nga 91 mijë pensionet e fshtatit si mesatare bonusi rritje me 12% pensionin vjetor. Për 5174 pensione të invalidëve në fshat u rritet pensioni vjetor me 14.5% dhe për 2300 pensionet në fshat ky bonuse e ka efektin sikur të rritej pensioni vjetor me 66.3%. Efekti i fondit që miratuam sot rrit me 9% mesatarisht një pension prej 15 mijë Lekësh për të gjithë vitin 2024 ose rrit mesatarisht 13% një pension social, ose 35% pensionin familjar.
Për këtë bonus mund të flas që është më i madhi në historinë e vendit. Pagesat do të nisin nga java e dytë e Dhjetorit dhe nisin pagesat për të gjithë pensionistët në të njëjtën mënyrë siç ka ndodhur gjithmonë.