Prokuroria e Posaçme (SPAK) është shprehur se do të ankimojë vendimin e GJKKO për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndaj Sali Berisha.

SPAK gjithashtu ka deklaruar se seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon.

“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e SPAK.