Sipas MeteoAlb, vendi këtë të premte do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19°C në 31°C, në zonat e ulëta nga 26ºC në 39°C dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 40°C.

Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 2-3 ballë.