Një shqiptar është vën në pranga nga autoritet franceze. Mësohet se më 21 nëntor pak para mesnate, agjentët e doganës Narbonne, gjatë një kontrolli në autostradën A9 në drejtim Spanjë-Narbonne, ndaluan një automjet tip “Mercedes”. Sipas informacioneve mjeti ishte i regjistruar në Shqipëri ndërsa në makinë ndodhej vetëm një person. Shoferi shqiptar tha se po udhëtonte nga Spanja dhe po shkonte drejt Torinos.
Nga një kontroll i thelluar, u zbulua një kasafortë nën sediljet e përparme të mjetit. Aty u gjetën 15 pako me kokainë, me një peshë totale prej 15.86 kg. I dyshuari është dërguar menjëherë në ndalim doganor dhe është dërguar në selinë e njësisë. Pas procedurës doganore i është dorëzuar agjentëve të Zyrës Kundër Narkotikëve (OFAST) pranë degës Perpignan.
Shqiptari doli më 25 nëntor 2024, para gjykatës gjyqësore të Narbonne dhe u dënua me 5 vjet burgim si edhe ndalim të përhershëm nga territori francez.