Senati Australian ka miratuar ligjin që ndalon përdorimin rrjeteve sociale për të miturit nën 16 vjeç.
Ky cilësohet si një ndër ligjet më të rrepta në botë për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit. Mësohet se ligji për ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit në Australi do të hyjë në fuqi vitin tjetër. Ligji parashikon që kompanitë e teknologjisë të gjobiten deri në 50 milionë dollarë (30 milionë euro) nëse nuk respektojnë rregullat. Kryeministri Anthony Albanese tha se legjislacioni ishte i nevojshëm për të mbrojtur të rinjtë nga “dëmtimet” e mediave sociale.
Por kritikët mbeten skeptikë në raport se si do të funksionojë ky ligj. Kjo nuk është përpjekja e parë në mbarë botën për të kufizuar përdorimin e mediave sociale nga fëmijët, por ligji në Australi përfshin kufirin më të lartë të moshës të vendosur nga çdo vend tjetër në botë.
Pasi kaloi Senatin me 34 vota pro, kundër 19 kundër, projektligji do të kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve – ku qeveria ka një shumicë që do të thotë se është e sigurt që do të kalojë – për të miratuar amendamentet përpara se të bëhet ligj.
Legjislacioni nuk specifikon se cilat platforma do të ndalohen. Këto vendime do të merren më vonë nga ministri i komunikimit i Australisë, i cili do të kërkojë këshilla nga
Komisioneri e Safety – një rregullator i internetit që do të zbatojë rregullat. Qeveria thotë se do të mbështetet në një formë të teknologjisë së verifikimit të moshës për të zbatuar kufizimet dhe opsionet do të testohen në muajt e ardhshëm.
Kujtojmë se një javë më parë kryeministri i vendit tonë, Edi Rama, tha se po mendon që të mbyllë TikTok dhe Snapchat në Shqipëri. Kjo deklaratë erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me këto platforma në vendin tonë.