Izraeli dhe Hezbollahu kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit për shkelje të armëpushimit në Liban, vetëm një ditë pasi kjo marrëveshje hyri në fuqi, pas më shumë se një viti luftimesh të ashpra në Liban.

Ushtria izraelite tha sot në mëngjes se Forcat Ajrore goditën një objekt të përdorur sipas tyre nga Hezbollahu, që magazinonte raketa me rreze të mesme veprimi në jug të Libanit.

Ushtria izraelite theksoi se armëpushimi ishte shkelur pasi disa automjete të Hezbollahut, arritën në zonën jugore.

Ligjvënësi shiit Hassan Fadlallah nga ana e tij akuzoi Izraelin për shkelje të marrëveshjes duke hapur zjarr ndaj civilëve që ktheheshin në fshatrat e tyre përgjatë kufirit jugor të Libanit me Izraelin.

“Ushtria izraelite po sulmon ata që kthehen në fshatrat kufitare”, u tha ai gazetarëve pas një seance parlamentare, duke shtuar se “ka shkelje sot nga Izraeli, edhe në këtë formë”.

Zjarri i tankeve izraelite goditi gjashtë zona brenda brezit kufitar këtë mëngjes, duke goditur Markaba, Ouazani dhe Kfarsuba, Hiyya, Taibe dhe fushat rurale rreth Marzayoun, thanë media shtetërore libaneze dhe burime të sigurisë libaneze. Ushtria izraelite njoftoi se do të rivendosë sot një shtetrrethim nga ora 17:00 deri në 7 të mëngjesit për popullatën në Libanin jugor. “

Ndalohet rreptësisht udhëtimi në jug të lumit Litani nga ora 17:00. deri në orën 7:00 të mëngjesit nesër” të premten, tha zëdhënësi arabishtfolës i ushtrisë izraelite, Avichai Andrai, duke u kërkuar njerëzve në jug të lumit që “të qëndrojnë aty ku janë”. Një ndalim i ngjashëm u dha dje.

Familjet libaneze të zhvendosura nga shtëpitë e tyre pranë kufirit jugor u përpoqën të ktheheshin për të kontrolluar pronat e tyre. Megjithatë, trupat izraelite mbeten të dislokuara në tokën libaneze në qytetet përgjatë kufirit jugor.

Sipas kushteve të armëpushimit, forcave izraelite mund të duan deri në 60 ditë kohë për t’u tërhequr nga Libani jugor, por marrëveshja nuk lejon asnjërën palë të nisë operacione sulmuese.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte urdhëruar ushtrinë që të mos lejonte banorët të kthehen në fshatrat libaneze pranë kufirit.

Kryetari i parlamentit libanez Nabih Berri, negociatori kryesor i Libanit në negocimin e marrëveshjes, tha dje se banorët mund të kthehen në shtëpitë e tyre që kishin lënë për shkak të luftës midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Netanyahu e nisi sulmin ndaj Hezbollahut duke thënë se izraelitët në veri të vendit duhet të jenë në gjendje të kthehen pasi u detyruan të largohen me raketa nga Libani. Rreth 60,000 njerëz që u dëbuan nga shtëpitë e tyre në veriun izraelit nuk janë udhëzuar ende të kthehen në shtëpitë e tyre.