Përfaqësuesit e Partisë së Lirisë kanë bërë nderime me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit te Varrezat e Dëshmorëve.

Por, sipas Tedi Blushit, sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, pasi uroi shqiptarët për këtë datë historike, pretendoi se ka patur një tentativë nga punonjësit e Gardës për t’i penguar të vënë kurorat me lule.

Në fillim të kësaj ceremonie patëm një përplasje me punonjësit e Gardës së Republikës, të cilët kishin marrë urdhër për të penguar përfaqësueset i PL-së për të nderuar këtë datë, një përpjekje që tregon një tentativë të Edi Ramës për të privatizuar këtë datë historike. Ndoshta për të dhënë me koncesion edhe varrezat e dëshmorëve, megjithatë ne arritëm ta realizonim këtë ceremoni sepse askush nuk mund ta pengojë Partinë e Lirisë të nderojë gjakun e derdhur për lirinë e atdheut”, tha ai.