Krerët e shtetit shqiptar bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë për 80-vjetorin e Çlirimit ditën e sotme.
Të pranishëm ishin Presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, Kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë vendorë e përfaqësues politikë.
Krerët e shtetit vendosën lule në Monumentin “Nëna Shqipëri” për të nderuar sakrificën e dëshmorëve të atdheut.
Ky vit shërben për të përkujtuar një përvjetor të rëndësishëm të përfundimit të betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazi-fashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar për të mbrojtur atdheun kur është në rrezik.