Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një çift shqiptarësh nga Kosova janë gjetur të vrarë me armë zjarri.
Mediat në SHBA thonë se bëhet fjalë për çiftin Pajtim dhe Sabrina Krasniqi, 34 dhe 27 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në apartamentin e tyre luksoz në Hallandale Beach në Florida, ndërsa nga hetimet rezulton se ka qenë 27-vjeçarja, e cila ka qëlluar me armë zjarri bashkëshortin e saj, më pas i ka dhënë fund jetës.
“Nga hetimet është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, tha policia në një njoftim për media të premten, por nuk dha detaje për arsyet që mund të kenë çuar në këtë krim të dyfishtë.