Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka shkarkuar nga detyra shefin e komisariatit të Sarandës, Syrja Bello.
Shkak për shkarkimin e Bellos është bërë përplasja me armë që ndodhi mesnatën e një dite më parë, në lokalin Orange në Sarandë, ku mbetën të plagosur dy persona.
Ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili tha dje se i gjithë zinxhiri drejtues i komisariatit të policisë në Sarandë, duhej jo vetëm që të shkarkohej, por edhe të ndiqej penalisht. Në këtë post emërohet Klodian Kondi.





