Një muaj pas katastrofës mjedisore që përfshiu rajonin e Valencias duke shkaktuar mbi 200 të vdekur, Spanja miraton një masë historike: pushimin klimatik, shkruan corriere.it.

Parlamenti do të ketë një muaj kohë për ta kthyer në ligj – dekretin që u lejon punëtorëve të marrin deri në katër ditë leje me pagesë në rast të kushteve ekstreme të motit që mund të rrezikojnë jetën e tyre në udhëtimin nga shtëpia drejt vendit të punës.

Frymëzimi vjen nga legjislacioni që ekziston tashmë në Kanada dhe parashikon që njerëzit mund të vlerësojnë nëse duhet të përfitojnë nga pushimi me pagesë pas paralajmërimeve për klimën të lëshuara rregullisht nga autoritetet kompetente.

Tonelatat e baltës dhe litrave ujë që mbytën gjithçka, duke i kthyer parkimet nëntokësore në kurthe vdekjeje ende tronditin opinionin publik, jo vetëm opinionin spanjoll.

E tillë ishte tronditja që as sovranët Felipe dhe Letizia nuk u kursyen nga zemërimi popullor, fotot e të cilëve që paraqesin fytyrat e tyre të pista me baltë të përzier me lot, tashmë kanë hyrë në historinë e monarkisë spanjolle.

Kështu, kjo masë duket si një mënyrë reagimi për të siguruar që ngjarje si këto të mos jenë më shkaku i vdekjeve që mund të ishin shmangur.

Ligji përcakton se punonjësi mund të përfitojë leje vetëm nëse kompania jep pëlqimin e saj, në të kundërt nuk është e mundur të aktivizohen mbrojtjet e parashikuara nga leja klimatike.