Maqedonia e Veriut ka mbyllur kufirin në Qafë-Thana për punëtorët sezonalë shqiptarë.
Mësohet se këtë mëngjes autoritetet maqedonase kanë penguar hyrjen e mbi 40 punëtorëve shqiptarë.
Mungesa e siguracionit dhe kontratës së punës të punonjësve sezonalë ka qenë dhe shkaku i marrjes së këtij vendimi.
Për shkak se punonjësit nuk kanë kontrata pune, për palën maqedonase ky konsiderohet punësim i palgjshëm.
Pas mbylljes së kufirit për punëtorët sezonalë, pala shqiptare është takuar me atë maqedonase për të diskutuar për këtë situatë dhe për kohëzgjatjen e këtij vendimi.





