Shefja e re e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe kreu i Këshillit Evropian, António Costa, mbërritën në Kiev të dielën për të shprehur mbështetjen për Ukrainën, në ditën e tyre të parë në detyrë.
“Ne erdhëm për të dhënë një mesazh të qartë se qëndrojmë me Ukrainën dhe vazhdojmë të japim mbështetjen tonë të plotë”, u ka thënë Costa gazetarëve, raporton The Guardian. Vizita e tyre erdhi pasi Rusia kreu një sërë sulmesh me dronë në Kiev, i cili është nën bombardime të rregullta që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.
Mbrojtja ajrore ka shkatërruar dhjetëra dronë mbi qytet, ka bërë të ditur administratori ushtarak Serhiy Popko. Nga sulmi nuk raportohet për të lënduar apo të vdekur. Kallas, ish-kryeministre e Estonisë, ka thënë se NATO-ja duhet të mbetet në një rol udhëheqës kur bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane, me mbështetjen e BE-së për çështje të tilla si rritja e prodhimit të armëve. Në një mesazh në X, Kallas ka deklaruar se ishte një “privilegj” të ishte në Kiev duke shtuar. Në vizitën time të parë që nga marrja e detyrës, mesazhi im është i qartë: Bashkimi Evropian dëshiron që Ukraina të fitojë këtë luftë”, ka shkruar Kallas.