Rusia ka kryer “një seri sulmesh ajrore” në Siri, ndërsa forcat rebele po vazhdojnë të shtyjnë drejt jugut, pasi morën në kontroll qytetin e Alepos.
Këtë e konfirmon Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ofensivë e fundit, shënon luftimet më të rëndësishme në Siri në vitet e fundit.
Pjesët rurale të Idlib dhe Hama u goditën, rajone ku grupi që drejton ofensivën rebele “ka marrë kontrollin kohët e fundit”, thotë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Nga ana e tij, presidenti Bashar al-Assad është zotuar të “mbrojë” vendin.
Ai, gjithashtu, ka urdhëruar kryerjen e bombardimeve të shumta kundër forcave rebele. Më shumë se 370 njerëz janë vrarë, duke përfshirë të paktën 20 civilë, që nga fillimi i ofensivës të mërkurën, konfirmon Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.