Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka zhvilluar një vizitë të papritur këtë të hënë në Ukrainë, për të konfirmuar mbështetjen e Berlinit ndaj Kievit. Ai është zotuar për t’i ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake shtesë në vlerë të 650 milionë eurove, ndërkohë që ka theksuar se armatimi do të arrijnë në Kiev deri në fund të vitit.
“Ukraina mund të mbështetet tek ne. Ne themi atë që bëjmë dhe ne bëjmë atë që themi. Për ta bërë të qartë këtë sërish, unë arrita Kiev me tren drejt një vendi që mbron veten kundër agresionit rus për më shumë se 1000 ditë. Gjermania do të mbetet mbështetësja më e fortë e Ukrainës në Evropë. Kur të takohem me Zelenskyn do të shpall armatimet shtesë në vlerë prej 650 milionë euro, të cilat do të dorëzohen në dhjetor”, – tha Scholz.
Kjo vizitë është realizuar vetëm disa javë pasi Scholz është kritikuar ashpër nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky për një bisedë telefonike që ai zhvilloi me presidentin rus, Vladimir Putin.
Die Ukraine kann sich auf uns verlassen. Wir sagen, was wir tun. Und wir tun, was wir sagen.
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) December 2, 2024
Um das erneut deutlich zu machen, bin ich heute Nacht nach Kyjiw gereist: mit dem Zug durch ein Land, das sich seit über 1000 Tagen gegen den russischen Angriffskrieg verteidigt. pic.twitter.com/sAcTtkTPW3