Foto: Majtas autori Julian Gjoshi, djathtas viktima Alfred Dedja

Alfred Dedja mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e së dielës në Ndroq, pasi u qëllua nga 27-vjeçari Julian Gjoshi.

Ky i fundit është kunati i Altin Hajrit, pronarit të kompleksit, “Golden”, ku para disa vitesh menaxher ka qenë pikërisht Alfred Dedja.

Ekzekutimi dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Dedja ndodhej në një lokal në zonë kur është qëlluar nga Gjoshi. Policia i ka gjetur një armë edhe viktimës.

Ndërsa i riu, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz” dhe ende ndodhet në arrati.

Sipas informacioneve autori i dyshuar i vrasjes, Julian Gjoshi, ishte mik me Dedjan.

Në momentin e ngjarjes, viktima ka qenë duke drekuar me miqtë, kur në momentin që është futur në lokal 27-vjeçari, Dedja është ngritur për ta takuar, por ai e ka qëlluar me armë zjarri, pa i thënë asgjë.

Autori i dyshuar është një emër i njohur për autoritetet e drejtësisë. 27-vjeçari rezulton të ketë precedent të mëparshëm kriminal, ndërsa në vitin 2021 është arrestuar me pistoletë pa leje.

Po ashtu ai rezulton të jetë kunati i Altin Hajrit, një nga personat e shumëkërkuar të policisë, që dyshohet për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” ku dyshohet se u ekzekutua Jan Prenga, del edhe në përgjimet e SKYECC, ku ka pasur komunikime me ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Në dosje, veç të tjerash, rezulton se Hajri kërkonte ndërhyrjen e Çyrbjes për lirimin e kunatit të tij.

LEXONI EDHE: