Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem.
Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një automjet tip “Golf”. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime spitalore bëjnë me dije se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar, ndërsa ekspertët po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.





