Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e Asllan Dogjanit, deputetit të Partisë Demokratike, i cili akuzohet për fshehje pasurie.
Për shqyrtimin e çështjes ndaj deputetit është caktuar gjyqtarja Rudina Palloj.
Dogjani është paraqitur së fundmi disa herë në Spak, por për mediat ka deklaruar se ka bërë kallëzim lidhur me zaptimin e pronave publike në Tiranë.