Kryeministri Edi Rama është shprehur se deri më tani 51.357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit.

Rama shprehet se i gjithë fondi prej 100 milionë eurosh do t’u shpërndahet në ditët në vijim 724.933 pensionistëve, duke theksuar se pjesa më e madhe e tyre do marrin trefishin e një viti më parë.

Gjithashtu shtoi se si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër.

Postimi i plotë:

🎉51,357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit🤝

Në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve, ku falë rritjes ekonomike 511,173 pensionistë do të marrin trefishin e një viti më parë dhe 213,760 pensionistë do të marrin dyfishin e një viti më parë❤️

Dhe si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër🫶

#KrenarPërShqipërinë🦅♥️

#VetëmPërpara➡️🇪🇺

#SHQIPËRIA2030🇦🇱

468403613_1130962195066107_2098769786322613104_n