Gjykata e Posaçme anti-korrupsion, ka vendosur heqjen e masës së sigurisë për gjashtë pedagogët e Universitetit të Elbasanit, të cilët u arrestuan në lidhje me veprën penale të korrupsionit. 

Mësohet sipas heqjes së masës së sigurisë, të gjashtë pedagogët do të kthehen në detyrë. 

Pedagogët: 

Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme. 

Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin. 

Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore. 

Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës. 

Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit. 

Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme. 

Edlira Gugu, pedagoge në lëndën: Letërsi për fëmijë (u arrestua disa muaj pas kolegëve). 

Pas një hetimi disamujor organi i akuzës shprehet se kishte mbledhur prova që vërtetonin se pedagogët vendosin nota kaluese kundrejt ryshfetit. 

Dyshohet se ata kanë shfrytëzuar postin për të ndikuar si tek pranimet e reja ashtu edhe tek nota kaluese e studentëve të mësuesisë. 

Lidhja mes pedagogëve dhe studentëve kryhej nga shtetasi Gazmend Hodaj, i cili luante rolin e sekserit.