Gjykata e Elbasanit ka marrë vendimin për Behar Pemën i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në Elbasan ku ndërruan jetë dy vajza dhe u plagosën dy shoqet e tyre.
Mësohet se Gjykata ka dënuar Pemën me 4 vite burgim.
Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan më datën 13 shtator të vitit 2020, ku si pasojë e përplasjes humbën jetën Lusinda Garunja 21 vjeçe dhe Xheneta Qallia 23 vjeçe nga Shkodra.
Ndërkohë e plagosur mbeti motra e Lusindës, Nervida Garunja 23 vjeçe si dhe shoqja e tyre Denisa Dibra, 25 vjeçe, e cila ndodhej në drejtimin e mjetit.
Drejtuesi i mjetit tjetër, 58-vjeçar Behar Pema, i cili u dënua ditën e sotme nga policia , sipas dëshmive të vajzave të mbijetuara po kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe përfundoi duke i goditur ato nga mbrapa me shpejtësi tepër të lartë.





