Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.

Arrestimi i tij është bërë të enjten në mëngjes, ka konfirmuar për KosovaPress djali i tij, Blend Kilaj.

“E kanë arrestuar sot në mëngjes në orën 7, arsyet nuk dihen, e kanë dërguar në zyrat e EULEX për ta transferuar pastaj në Hagë”, ka thënë ai për KosovaPress.

Ish-komandanti i UÇK-së, Kilaj ishte arrestuar një vit më parë nga kjo Gjykatë.