Lideri i opozitës në Gjeorgji u arrestua ndërsa protestat masive antiqeveritare vijojnë në natën e shtatë.

Ai u tërhoq zvarrë nga zyrat e partisë së tij ndërsa disa persona të tjerë u dhunuan fizikisht nga policia, pasi kryeministri i vendit u betua se organizuesit e protestave pro-europiane do të përballen me drejtësinë.

48-vjeçari Niko Gvaramia është udhëheqësi i një prej katër grupeve opozitare. Siç duket nga videoja e publikuar në të gjitha mediat ndërkombëtare, ai tërhiqet zvarrë ndërsa më pas mbahet nga duart dhe këmbët derisa futet në makinën e policisë.

Arrestimi i tij i dhunshëm ndodhi në zyrat e partisë, që ndodhet në një rrugë ngjitur me parlamentin e vendit në Tbilisi. Pas kësaj ngjarje liderët e tjerë të opozitës u takuan në një hotel në kryeqytetin e Tbilisit dhe vendosën që të rrisnin bashkëpunimin dhe të shtynin për një grevë të përgjithshme në publik.

Në Gjeorgji janë mbajtur demonstrata të shumta që prej të enjtes së kaluar pasi partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane tha se po ndalte përpjekjet e vendit për të nisur bisedimet për t’u integruar në BE.