Hetimet për vrasjen e frikshme të një shqiptareje në Ampelokipi të Greqisë nga bashkëshorti i saj 39-vjeçar vijojnë ende.

Sipas informacioneve të fundit, është gjetur çekiçi me të cilin 39-vjeçari ka goditur gruan para se ta mbyste përfundimisht.

Sipas mediave vendase, 39-vjeçari e kishte fshehur çekiçin në papafingo ku mbante trupin e gruas prej ditësh.

Siç u bë e ditur dje, pasi e ka goditur me çekiç gruan, më pas 39-vjeçari e ka mbytur.

Shkak mësohet se ka qenë një telefonatë që gruaja ka marrë nga shoku i saj teksa ka hyrë në tualet për të folur me të. 39-vjeçari dëgjoi thirrjen, u zemërua dhe vendosi ta vriste.

Lëvizja e tij e parë ishte, sipas burimeve të informuara, të merrte një çarçaf dhe të fshihte trupin e gruas së tij në papafingo.

Kur fëmijët e tyre u zgjuan të nesërmen në mëngjes dhe u bënë gati për shkollë, ata pyetën babanë e tyre se ku ishte nëna e tyre dhe ai u përgjigj se ajo kishte shkuar në punë. Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij.

Kur fëmijët më në fund duhej të ktheheshin në shtëpi, 39-vjeçari vendosi të telefonojë autoritetet dhe të rrëfejë krimin, duke thënë se vrau gruan e tij të enjten e kaluar.

Thirrja është bërë pak pas orës 18.00 të pasdites së djeshme me efektivët e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje duke ndjerë që në momentin e parë një erë të keqe që vinte nga qeset e zeza që ndodheshin në papafingo të shtëpisë. Dyshohet se ai e ka mbështjellë trupin me copë dhe plastikë,