SPAK ka reaguar zyrtarisht pas kontrollit në banesë të ushtruar ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.
Në reagimin zyrtar, SPAK thotë se janë ndërmarrë disa veprime hetimore, ndërsa hetimi është ende në faza paraprake.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment”, lexohet në njoftimin e SPAK-ut.