Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimet ndaj Ruben Saraives shtetasit portugez i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Saraiva i cili ndodhet në paraburgim, u paraqit këtë të premte në prokurori nën masa të rrepta sigurie, ku iu komunikua akuza për “vrasje për gjakmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Dosja ndaj Saraivës është tashmë gati për t’u dërguar në Gjykatën e Lezhës për gjykim.
Megjithatë, kjo çështje është veçuar nga të akuzuarit e tjerë, të cilët ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar dhe ende nuk janë ekstraduar në Shqipëri. Procesi pritet të vijojë në gjykatë.