Një tjetër sulm rus është regjistruar në rajonin ukrainas të Zaporizhzhia ku janë vrarë shtatë persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë, – tha guvernatori rajonal.

Autoritetet raportuan më herët për dy të vrarë, por  numri i viktimave u rrit duke shkuar në 7. Nuk dihen ende detajet rreth këtij sulmi vdekjeprurës.

Ndërkohë që sot në qytetin e Kërçit në Krime mëngjesin e 6 dhjetorit janë dëgjuar shpërthime dhe ura, që lidh gadishullin e pushtuar nga Moska me Rusinë, është mbyllur për qarkullim, raportuan kanalet lokale në Telegram.

Sipas kanalit, Krymskiy Veter, shpërthime janë dëgjuar në zonën e kantierit detar, Zaliv.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se rajoni i Kërçit është cak i sulmeve ajrore dhe me dronë që po kryhen nga Ukraina.

Kjo ministri tha se forcat ruse kanë rrëzuar një dron dhe kanë fundosur dy dronë detarë. Ukraina nuk ka komentuar për këto pretendime ruse. Sulmet në Krime ndodhin vazhdimisht, veçmas pranë urës.

Një shpërthim i fuqishëm në tetor të vitit 2022 që goditi urën, shkaktoi kolapsimin e një segmenti të rrugës dhe shkaktoi zjarr në një segment të urës.

Sipas të dhënave ruse, tre persona vdiqën gjatë atij incidenti. Rusia ka aneksuar paligjshëm Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014 dhe në shkurt të vitit 2022 nisi pushimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Lufta Rusi-Ukrainë ka nisur që prej shkurtit të vitit 2022. Ndërkohë që muajt e fundit konflikti mes dy vendeve është thelluar për shkak të ndërhyrjes së perëndimit, pasi presidenti i SHBA dhe Britania i dhanë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë armët amerikane kundër objektivave ruse.