Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Faenza të Italisë, pasi u kap me tre kilogramë drogë. Lënda narkotike e sekuestruar përfshinte kokainë, hashash dhe marijuanë.
Gjithashtu përveç lëndës narkotike, shqiptarit iu gjetën edhe tre ora, bizhuteri të shumta ari dhe argjendi, me mbishkrime të personalizuara, të cilat dyshohet se janë të vjedhura.
Arrestimi i tij u krye si pjesë e një operacioni për parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së drogës. 42-vjeçari u dërgua në burgun e Ravenës në pritje të paraqitjes para gjykatës për seancën e vlefshmërisë.