Një 27-vjeçare shqiptare humbi jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 23:00 të së premtes në autostradën A35, në dalje të Travagliato, në provincën e Brescias.
Viktima është identifikuar si Adela Xhaferri, e cila u godit nga një automjet, sapo zbriti nga makina, ku udhëtonte si pasagjere.
27-vjeçarja po udhëtonte si pasagjere në një makinë që drejtohej nga një mikeshë, e cila përfundoi jashtë rrugës. Asnjëra prej tyre nuk kishte pësuar dëmtime të rënda si pasojë e rrëshqitjes së makinës. Por kur Adela doli nga automjeti, u përplas nga një makinë tjetër, e cila nuk mundi të shmangte goditjen.
Viktima me origjinë shqiptare, banonte në Breshia.