Ky ishte momenti kur personalitetet në Notre-Dame duartrokitën për zjarrfikësit, shpëtimtarët dhe ndërtuesit e përfshirë në restaurimin e katedrales.

Një varg zjarrfikësish parakaluan nëpër katedrale për ceremoninë e rihapjes së saj.

Ndërkohë më herët edhe presidenti Macron gjatë fjalës së tij, falenderoi zjarrfikësit që luftuan me flakët që përfshinë katedralen 5 vite më parë.

Rihapja e Notre Dame nuk është vetëm një arritje e Francës, por e botës, teksa katedralja pritet të mirëpres 15 milionë vizitorë në vit, nga 12 milionë sa kishte pritur para zjarrit të madh.

Pas zjarrit të vitit 2019, shumë shpejt u mblodhën pothuajse 1 miliard dollarë donacione nga mbarë bota, duke dëshmuar se Notre Dame është një monument që tërheq vëmendjen e gjithë botës.