Ndërsa uron Ditën e Rinisë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka një “mesazh” të qartë për Shqipërinë në këtë 8 dhjetor.

Përmes një statusi në rrjete sociale, ambasada shkruan:

“Sot, Shqipëria feston Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shënuar 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit. Më 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci. Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju, ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE.”.