Bashar al-Assad ndoqi hapat e të atit Hafezit për sundimin e Sirisë. 

Mjeku okulist që aspironte një jetë jashtë politikës, bëri transformimin drastik duke u bërë simbol i represionit brutal.

Një transformim dramatik i Bashar al- Assad, nga mjek i përkushtuar në një prej diktatorëve më brutalë të kohëve moderne. Të gjithë po flasin për profilin e presidentit të Sirisë; të përqendruar në dy faza: rritjen dhe rënien e figurës së tij. Assad i cili dikur ishte konsideruar si lider i mundshëm reformist, ka përjetuar një metamorfozë të plotë gjatë sundimit të tij, duke u bërë simbol i represionit brutal në një vend të shkatërruar nga lufta civile.

Fillesat e tij janë si mjek okulist dhe me ambicien për të qëndruar jashtë politikës në një jetë të thjeshtë; pas diplomimit për mjekësi në Siri u specializua për okulistikë në Londër, ku jetoi larg vëmendjes. Bashar al Assad i lindur në 65’ në Damask ishte fëmija i një familje të fuqishme, babai i të cilit kishte sunduar Sirinë për tre dekada por ai nuk shquhej për të qenë pasardhësi i Hafezit. Por kthesa ndodhi, pas vdekjes së papritur të vëllait të tij dhe presionit familjar, ku ai mori pushtetin në një Siri që shpresonte për ndryshim. Në 94 fati i Basharit ndryshoi ekstremisht ku nga një profesionist i heshtur u shndërrua në një politikan që gradualisht filloi të adoptojë retorikën autoritare të familjes së tij. Me vdekjen e babait të tij Hafezit, Bashari mori pushtetin në moshën 34 vjecare.  Në vend të reformave, Assad zgjodhi rrugën e represionit, duke përdorur forcë brutale për të shtypur opozitën dhe duke shkaktuar një nga krizat humanitare më të mëdha në botë.

Mediat botërore, faktojnë se periudha e tij në pushtet ka lënë pasoja shkatërrimtare për Sirinë: mbi 500,000 të vdekur, miliona refugjatë dhe një vend të ndarë mes frikës dhe shpresës për një të ardhme pa regjimin Assad.