Kryetarja e Kuvendi të Shqipërisë Elisa Spiropali  ka reaguar lidhur me opinionin e komisionit të Venecias për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali thotë sot kanë marrë përgjigje akuzat, shpifjet dhe propaganda me të pavërteta kundër qëndrimit.

Sipas saj tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi i Kuvendit lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte qëndrim politik apo partiak, por qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshem të Kuvendit.

“Besoj tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi ynë lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshem të Kuvendit!

Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë! Sot morën përgjigje edhe të gjitha akuzat, shpifjet dhe propaganda me të pavërteta kundër këtij qëndrimi, por si Kryetare Kuvendi ndjehem e lehtësuar dhe për këtë falenderoj Komisionin e Venecias që e shqyrtoi me shpejtësi dhe seriozitet maksimal kërkesën time.

Kam bindjen se ky opinion i drejtë do i shërbejë të gjitha palëve dhe institucioneve për reflektim në zgjidhjen drejt të çështjeve në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit në të ardhmen”, shkruan Spiropali.