Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në betimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump e cila do të zhvillohet më 20 janar, njoftoi sot Kremlini.
Rrjeti televiziv amerikan CBS raportoi dje, se Trump ftoi presidentin kinez Xi Jinping në betimin e tij .
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump nuk e ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin të marrë pjesë në ceremoninë e tij në Uashington muajin e ardhshëm, tha përfaësuesi i Kremlinit sot.
“Jo, ai nuk ka marrë ftesë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet nëse Trump i kishte bërë ftesë Putinit për të marrë pjesë në ceremoninë e transferimit të pushtetit më 20 janar në Kapitol.
Sakaq CBS News raportoi të mërkurën se Trump kishte ftuar udhëheqësin kinez Xi Jinping në betimin e tij menjëherë pasi ai u zgjodh në fillim të nëntorit.
CBS News duke cituar burime anonime, tha se nuk është e qartë nëse Xi e ka pranuar ftesën.
Presidenti në largim i SHBA Joe Biden e quajti urdhrin e arrestit të IÇ për Putinin “të justifikuar”, ndërsa Kremlini e hodhi poshtë atë si të papranueshëm.
As Rusia dhe as Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtarë të IÇ dhe nuk e njohin juridiksionin e gjykatës me bazë në Hagë.