Princi Uilliam ka treguar se ku do t’i kalojë Krishtlindjet këtë vit me Kate Middleton dhe fëmijët. Siç ka deklaruar vetë Uilliam, ai ka vendosur të ftojë 45 anëtarët e familjes mbretërore. Kjo është një mundësi e artë për bashkimin e tyre pasi jetojnë në rezidenca të ndara dhe në një distancë të konsiderueshme nga njeri-tjetri.

Krishtlindjet për Princin Uilliam dhe familjen e tij do të jenë tradicionale, me mbledhjen e zakonshme në Sandringham , rezidenca private e familjes mbretërore në Norfolk, ku ata festojnë festat e dimrit. Zgjedhja për të festuar festat në Sandringham, përkrah Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla, jo vetëm që përfaqëson një mundësi për bashkim familjar, por gjithashtu shënon rikthimin e një tradite kaq të dashur për familjen mbretërore.

Duke treguar se sa shumë kujdeset Uilliam për familjen e tij, ai deklaroi: “E pranoj se nuk jam gati për Krishtlindje, por mezi pres t’i kaloj me të dashurit e mi“.